Barazim ne Shkoder, kualifikimi i hapur
Aranit Muraci
Ndeshja tjeter, qe do te luhet dy jave me vone ne Tirane, do te jete percaktuese per njeren prej ekipeve finaliste te Kupes se Shqiperise. Tirana dhe Vllaznia kane lene gjithcka te hapur, per sa i perket kualifikimit, pas barazimit te bardhe, ne ndeshjen e djeshme, zhvilluan ne Shkoder. Ne "Loro Borici" nuk kane mundur te gjejne rrugen e rrjetes as Tirana dhe as Vllaznia. Perpjekjet sulmuese te dy ekipeve kane ndeshur ne nje mbrojtje te forte dhe te kujdesshme, madje te ngjeshur te seciles prej skuadrave ne fjale. Kryeqytetasit jane vene disa here ne veshtiresi, ne pjesen e pare. Por edhe Grima ka rezultuar disa here shpetimtar i portes, ne te dy pjeset e lojes. Sinani dhe Sukaj nuk kane mundur dot te zhbllokojne rezultatin, pas rasteve qe kane krijuar, ne fund te ndeshjes. Bardheblute, nen drejtimin e Agustin Koles shihen favorite per te kaluar ne finale. Trajneri Agustin Kola, pas ndeshjes se djeshme eshte shprehur se gjithcka mbetet e hapur. Sipas tij barazimi pa gola eshte nje rezultat pozitiv, por ne ndeshjen tjeter nje barazim me gola do te jete ne favor te Vllaznise dhe do te sjelle eliminimin e Tiranes. "Tirana do t'i gezohet kualifikimit, per ne finale, jo rezultatit te ndeshjes se pare, qe do te thote se duhet pritur edhe ndeshja e dyte," - theksoi Kola. Dy ekipet ne fjale pritet te zhvillojne edhe dy ndeshje, brenda muajit, per te percaktuar trofete e ketij sezoni. Ndeshja e kthimit do te luhet dy jave me vone dhe finalja e Kupes se Shqiperise, me 13 maj. Tirana dhe Vllaznia do te ndeshen serish me njera-tjetren ne fund te muajit maj, per te percaktuar se cila prej tyre do te fitoje titullin kampion. Dy ekipet me te mira te ketij edicioni do te ndajne dy trofete, por ne kampionat mund te jene percaktuese edhe pese ndeshjet e radhes. Nje humbja e Tiranes, ne ndeshjen derbi ndaj Partizanit, mund te bej te pavlefshme ndeshjen direkte, ose edhe ndonje gabim i Vllaznise. Para ndeshjes finale ne fund te kampionatit, secila prej tyre do te perballet me Dinamon, qe rivalizonte per titullin kampion deri dje dhe i ka te gjitha shanset per te ndalur si Vllaznine, ashtu edhe Tiranen. Gjithcka mbetet per t'u zgjidhur.
2 ndeshje
Tirana dhe Vllaznia do te perballen dy jave me vone, per te percaktuar finalisten dhe favoriten kryesore per fitimin e Kupes se Shqiperise, si dhe do te luajne ne fund te majit ndeshjen finale, qe do te percaktoje fituesen e kampionatit.