E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në NATO vitin tjetër

Vendi ynë pritet të nënshkruajë në korrik protokollin e anëtarësimit në NATO, në mënyrë që të nisë menjëherë ratifikimi nga vendet anëtare. Procesi duhet të mbyllet përpara samitit të ardhshëm në vitin 2009. Kështu deklaroi nënsekretari i NATO-s për çështjet politike, Martin Edermann. Ai tha se nësë çdo gjë do të shkonte mirë, ratifikimi i protokollit do të ndodhë para fillimit të samitit të NATO- në Strazburg. Për sa i përket reformimit të Ushtrisësë Kosovës nga forcat e NATO-s, nënsekretari tha se kjo është e pamundur, pasi 5 shtete të aleancës nuk kanë njohur ende pavarësinë e saj dhe NATO duhet t'i përmbahet rezolutës 1244.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›