Serbia ngulmon për zgjedhje në Kosovë
Sebia do t'u përmbahet planeve për të zhvilluar zgjedhje për pushtetin vendor në Kosovë. Në një dekret të publikuar dje në buletinin e qeverisë thuhet se zgjedhjet e 11 majit do të zhvillohen në komunat e Kosovës me shumicë serbe. Serbia ka në plan të zhvillojë zgjedhje edhe në Prishtinë. Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara këmbëngulin se janë I vetmi autoritet që mund të mbikqyrë zgjedhjet në Kosovë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është betuar ta mbajë atë nën kontrollin e Beogradit.