E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajs dhe Rupel diskutojnë për kufijtë e Kosovës

Washington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë kundër ndarjes së Kosovës por nuk dihet ende çfarë pozicioni do të mbajë UNMIK në veri të Kosovës. Këto çështje kanë qenë në qendër të diskutimeve mes sekretares amerikane Kondoleza Rajs dhe Ministrit të Jashtëm të Sllovenisë Dimitri Rupel. Gjatë diskutimit të kësaj teme Rupel ka thënë se " është e nevojshme që të biem dakord për atë se çfarëduhet bërë me misionin e UNMIK-ut, në planin e kujfive, për veriun e Kosovës. Sipas tij asnjë nga bashkëbiseduesit nuk dëshiron ndarje dhe komplikim në kufij. " Bashkimi Evropian ka rol dhe detyrë të rëndësishme, ai duhet të jetë pjesë e ekuipazhit ndërkombëtarë me rol mbrojtës dhe këtë të gjithë e kanë pranuar. Kemi njohur Kosovën si shtet dhe tani kemi obligime" – është shprehur ai pas takimit me Rajs.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›