E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset pronari i lokalit me muzike tallava

TIRAN- Plagoset ne atentat pronari i lokalit me muzike tallava policia identifikon autorin e dyshuar te krimit i cili shpallet ne kerkim nga zyra e hetimit te vrasjeve ne drejtorine e Policise se Tiranes. Policia nuk beri te ditur emrin e autorit te ngjarjes por tha se ai tashme eshte identifikuar dhe eshte shpallur ne kerkim me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtjes pa leje.

Vec te kerkuarit dyshohet se ne ngjarje mori pjese edhe nje person tjeter identiteti i te cilit nuk dihet ende. Redi Dizdari 31 vjec banues ne Tirane pronar i nje lokali me muzike tallava ne rrugen 4 Deshmoret mbeti i plagosur dje ne oret e para te mengjesit ndersa u qellua nga nje person i armatosur ne kohen qe po udhetonte me mjetin e tij duke shperndare punonjesit e lokalit pas perfundimit te punes.

Dyshimet e hetuesve per shkakun e ngjarjes lidhen me nje konflikt per ceshtje femrash. Por burime te grupit te hetimit thane se nuk perjashtohen motive te tjera. I plagosuri nga Spitali Ushtarak ku po mjekohej per plagen e marre ne krah pas atentatit mohoi te kishte konflikte me ndonje person e aq me pak per femra. Policia ka marre deshmite e disa personave ndersa ne vendin e ngjarjes u sekuestruan disa gezhoja.

Dje ne oret e para te mengjesit Dizdari po shperndante personelin e lokalit te tij me muzike tallava pas perfundimit te punes. Sapo mjeti i tyre doli nga rruga 4 Deshmoret ne drejtim te rruges Thanas Ziko dy persona ne erresire i prene rrugen. Menjehere njeri prej tyre qelloi ne drejtim te automjetit nje fuoristrade duke plagosur 31-vjecarin ne krahun e djathte.

Dy personat duke perfituar nga erresira dhe nga rrugicat e lagjes munden te largoheshin ne pak sekonda. Policia mberriti me shpejtesi ne vendin e ngjarjes ndersa i plagosuri u dergua ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin. Pas atentatit policia mori deklarimet se paku tre personave te cilet ndodheshin ne automjetin me te cilin udhetonte Dizdari duke u pyetur me cilesine e personave deshmitare okulare ne vendin e ngjarjes.

Deshmite e dhena nga personat qe ndodheshin ne automjet si dhe deshmi te tjera kane bere qe policia te ngreje dyshime mbi nje person emrin e te cilit nuk e ben te ditur. Por thane se ai u shpall ne kerkim si i dyshuar per krimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›