E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benzina arrin rekordin 181 leke per liter

mimi i naftes dhe benzines kane njohur rritjen tjeter me te madhe gjate diteve te fundit duke kaluar te 180 leket ne pika te caktuara te shitjes me pakice ne vend. Perdoruesit e makinave nuk u kane besuar syve dje kur ne tabelat e karburanteve nje liter benzine kushtonte 181 leke ndersa nje liter nafte shenonte 175 leke.

mimet aktuale kane nje rritje te ndjeshme krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare ku benzina nuk kushtonte me shume se 140 leke ndersa nafta vertitej ne rreth 135 leke. Tashme per te marre te njejten sasi benzine nje qytetar duhet te paguaje shume me shume para.

Nese me 1000 leke e cila eshte forma me e perhapur e furnizimit me karburant ne vend blihej rreth 7 litra benzine tashme blihet vetem 5.5 litra. Thuajse e njejta situate eshte edhe me naften. Ne prill 2010 me 1 000 leke mund te blihej rreth 7.4 litra nafte ndersa tani sasia qe blihet nuk kalon as 6 litra.

Kjo eshte e disata here gjate muajve te fundit kur cmimi i karburanteve ka pesuar goditje te forte. Goditja e pare ishte ne dhjetor 2010 kur nje liter benzine kerceu nga 149 leke ne rreth 155 leke ndersa nje liter nafte filloi te mos shitej me pak se 150 leke per liter.

Gjate muajve shkurt-mars cmimi i nje litri benzine kerceu ne rreth 160 leke ndersa nafta u shit me rreth 155 leke. Rritja vijoi edhe me tej duke arritur ne shifrat e dites se djeshme ku nje liter benzine u shit me cmimin rekord prej 180 lekesh. Zakonisht per kete situate importuesit kane fajesuar zhvillimet ne bursat nderkombetare si dhe taksat qe aplikon vendi mbi karburantet.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›