E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset roja e Bechtel Enkas, pranga 2 vëllezërve

Ngjarja ka ndodhur orëve të para të mëngjesit në komunën Fan të Mirditës kur roja i firmës Bechtel Enka që ruante makineritë dhe magazinën e firmës u qëllua me mjete të forta nga 2 persona. Policia ka vene ne pranga dy persona 

MIRDITE-Një prej rojëve të firmës që po kryen punimet në Rrëshen Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës është plagosur pas një tentative për grabitje nga persona që janë identifikuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur orëve të para të mëngjesit në komunën Fan të Mirditës kur roja i firmës Bechtel Enka, Ndue Gega që ruante makineritë dhe magazinën e firmës u qëllua me mjete të forta nga 2 persona. Policia e lajmëruar për ngjarjen mori në pyetje rojen e plagosur nga i cili mësoi disa të dhëna konkrete rreth autorëve. Pas pak orësh janë identifikuar dhe arrestuar si autorë dy vëllezërit, Celnik e Arjan Përshqefa. Nga hetimet paraprake Policia dyshon se dy vëllezërit tentuan të grabisnin në ambientet e firmës ndaj për këtë arsye plagosën edhe rojen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›