PS: Qeveria në 4 vjet shtoi papunësinë dhe taksat
Kuvend, socialisti Erjon Brace ka akuzuar qeverinë Berisha se ka zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe se vazhdon ende tu premtoje shqiptareve mirqenie kur s'ka para me se ta beje. Reagon deputeti Ferdinant Xhaferri
TIRANE-PS ka shprehur sot shqetësimin nga salla e Kuvendit për papunësinë dhe taksat mbi pagat të vendosura nga qeveria që sipas socialistëve po rrënojnë në këto kohë të vështira shqiptarët.
Gjatë debatit të lirë sot në seancën e radhës në Kuvend, deputeti socialist Erjon Brace ka akuzuar qeverinë Berisha se ka zhytur vendin në varfëri, papunësi. “67% e shqiptarëve kanë shqetësim papunësinë, pasi ka 4 vjet që qeveria s’po bën asnjë gjë për papunësinë”, tha Brace duke shtuar se përkundër kësaj është gjetur një mënyrë për tu marrë qindarkën e fundit atyre që punojnë. “Sikur të mos mjaftonte kjo, por vendoset taksa e sheshtë po rrënon më tej shqiptarët. Qëkur e keni vendosur këtë taksë të sheshtë, vetëm në një vit i keni hequr njerëzve 200 milionë dollarë”, theksoi Brace.
Sipas socialistëve kryeministri Berisha po rrit virtualisht numrin e të punësuarve me anë udhëzimesh të veçanta të qeverisë. “Kjo është kategoria e re e Berishës, punëtorët virtualë, ruletat e Shqipërisë rritin punësimin virutal”, u shpreh Brace. PS konsideron se pas gjithë shqetësimeve të shqiptarëve, qeveria po bën sehir dhe veshin e shurdhët.
Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferri reagoi menjëherë pas këtyre akuzave. Sipas, Xhaferrajt qeveria që akuzon PS, ka përparësi rritjen e pagave, ndryshe nga Bashkia e Tiranës që ka përparësi rritjen e taksave. “Ju jeni per rritje te taksave, ne për ate të rrogave. Punësimi eshte prioriteti yne dhe kete se mohon dot askush. Sic nuk mund te mohohet as rritja e pagave qe ka ndodhur në sektorin shtetëror”, tha Xhaferri.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar sërisht Brace ku theksoi se “ qeveria nuk ka para për të rritur pensionet dhe pagat ashtu sic premton përditë Berisha”.
”Rrogat nuk rriten me paratë e Berishës dhe familjes të tij, por nga taksat tona, ku vetëm Berisha nuk tatohet dhe nuk pranon të paguajë asnjë taksë”, u shpreh Brace nga podiumi i Kuvendit.
(d.b/BalkanWeb)