E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD dekreton 10 magjistratët e rinj, Topi mesazh

Sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku u emëruan edhe 10 magjistratët e rinj. Presidenti i Republikës Bamir Topi ne fjalne e tij u shpreh se sistemi drejtësisë, duhet të ndahet nga ndikimet e politikes 

TIRANE -Dhjetë magjistratë të rinj, të emëruar në gjykatat e rretheve, u betuan sot për respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në një ceremoni që u organizua për të parën herë në mjediset e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (KLD). Ne fjalen e tij pershendetese me kete rast Presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar sot se sistemi drejtësisë, duhet të ndahet nga ai i politikës dhe ndikimet e saj.
Presidenti Topi, njëherësh Kryetari i Këshilli të Lartë të Drejtësisë, e cilësoi ceremoninë e sotme si një moment solemniteti si dhe substancë e mentalitetit për një sistem drejtësie të mbështetur mbi standradet e shtetit ligjor.
Duke folur për emërimet e reja, Topi theksoi se me dekretimin e këtyre magjistratëve të rinj se ky moment ka të bëjë me standardet në drejtësi.
Ai theksoi rëndësinë e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe bashkëpunimin e këtij sistemi me institucionet e shtetit me qëllim arritjen e standardet bashkëkohore. "Të gjithë së bashku duhet të kontribojmë për krijimin dhe fizionominë e gjyqësorit", tha Presidenti Topi duke i quajtur magjistratët si gjakun e ri të pushtetit gjyqësor.
Kreu i shtetit vlerësoi Shkollën e Magjistraturës që përgjatë 13 viteve të funksionimit të saj ka përgatitur shumë gjyqtarë, të cilët tashmë janë pjesë e sistemit të drejtësisë. "Sistemi gjyqësor po rigjenerohet", tha Presidenti, duke shprehur rëndësinë e një drejtësie të hapur për qytetarët dhe përkushtimin e gjyqtarëve ndaj ligjit.

10 magjistratët që do të punojnë në gjykatat e rretheve të ndryshme u dekretuan para pak ditësh nga Presidenti Topi. Ata janë Rezarta Mataj, Enerjeta Deraj, Sonjela Voskopi, Esmeralda Ceka, Alma Hoxha, Vojsava Osmanaj, Gentian Hamiti, Matilda Shalla, Irida Kacerja dhe Ervin Trashi.
Në ceremoninë e betimit të tyre para Presidentit të Republikës ishin dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe misioneve të huaja të asistencës për këtë sistem.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›