Topi: Drejtësia të ndahet nga politika

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar sot se sistemi drejtësisë, duhet të ndahet nga ai i politikës dhe ndikimet e saj. Deklaratat e kreut të shtetit u bënë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku u emëruan edhe 10 magjistratët e rinj. Duke folur për emërimet e reja, Topi theksoi se me dekretimin e këtyre magjistratëve të rinj se ky moment ka të bëjë me standardet në drejtësi. "Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për krijimin dhe fizionominë e re të gjyqësorit"-tha Topi, për të shtuar se, sistemi i drejtësisë po operon me profesionalizëm, por shteti ligjor ka nevojë për të gjithë.Në mbledhjen e sotme Këshilli i Lartë i Drejtësisë të cilët janë janë Rezarta Mataj, Enerjeta Deraj, Sonjela Voskopi,Esmeralda Ceka, Alma Hoxha, Vojsava Osmanaj, Gentian Hamiti, Matilda Shalla, Irida Kacerja dhe Ervin Trashi.