Plagoset shefi i krimeve të Lushnjes, Hadëri

Plagoset shefi i krimeve të Lushnjes, Altin Hadëri. Ngjarja ndodhi në qytetin e Fierit.
Hadëri është plagosur nga një plumb në bark. Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Altin Hadëri kishte vetëm 3 javë që ishte vendosur në postin e shefit të krimeve të Lushnjes. Më parë ai kishte punuar si specialist në zyrën e antitrafiqeve të policisë së Fierit.
Nuk dihet ende identiteti i autorit të ngjarjes, ndërsa që policia është vënë në kërkim të tij. Ndërkohë që të panjohura mbeten edhe rrethanat e ngjarjes.