E Diel, 1 Nëntor 2026

Totti për Romën: Klimë titulli

Entuziazëm dhe elozhe për trajnerin e Romës Claudio Ranieri nga ana e kapitenit të verdhekuqve Francesco Totti një ditë pas fitores kundër Juventusit në Torino që ka qënë edhe fitorja e parë për Romanët në Torino në këto nëntë vitet e fundit. "Kjo Romë më kthen ne mendje kujtimet e titullit të fituar.Por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe t'i marrim ndeshjet një e nga një. Duhet të punojmë shumë për të arritur deri te titulli", ka pohuar Totti.
"Që nga ndeshja kundër Siena-s dhe më pas ka ndryshuar kampionati jonë ,e kemi marrë veten dhe kemi punur shumë ku tashmë jemi ngjitur në vendin e trete nën zonën Champions. Tani duhet të ecim hap pas hapi, por ne ju siguroj se mund të shkojmë shumë larg", shtoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›