Thaçi: Interesim i madh i investitorëve për termocentral
PRISHTINE-Nesër Nesër në Prishtinë fillon Konferenca ndërkombëtare për investuesit potencialë për termocentralin Kosova e Re”, kanë paralajmëruar zyrtarët e lartë të Kosovës. Në konferencën për mediat në Prishtinë, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrja për energji dhe miniera, Justina Pula – Shiroka, thanë se në këtë konferencë do të marrin pjesë më tepër se 50 kompani ndërkombëtare dhe vendëse. Zoti Thaçi vlerësoi se kjo pjesëmarrje tregon se Kosova është ambient i sigurt për investuesit e jashtëm të cilët kanë shprehur interesim të madh për termocentral. “Interesimi i madh i investitorëve për konferencën ndërkombëtare është shenja më e mirë se në Kosovë është krijuar ambient i qetë dhe i sigurt për investitorët ndërkombëtarë”, tha kryeministri Thaçi, duke theksuar se qeveria e Kosovës “do të mbrojë të drejtën e aksioneve në sektorin e energjisë dhe në të gjithë sektorët e tjerë strategjikë”. Sipas tij, qeveria garanton se i tërë procesi do të jetë i qartë, transparent, legal dhe i hapur. (d.b/BalkanWeb)