Pronat, kërcënon vetëflijim bashkë me fëmijët

Feriz Haxhia, prej 20 vitesh pretendonte një pjesë toke në Shkozet të Durrësit të cilën Gjykata ia kishte mohuar pavarësisht se e posedonte me dokumente
Pas neutralizimit, njeriu që kërcënonte vetëvrasje kolektive u prit nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë
TIRANË- Pretendimet e një qytetari nga Durrësi për shkeljen e të drejtës së pronësisë, detyroi këtë të fundit të protestojë duke tentuar të vetëflijohet bashkë me fëmijët e tij para godinës së Ministrisë së Drejtësisë në kryeqytet. Fatmirësisht tragjedia u shmang nga ndërhyrja e forcave të policisë të cilët negociuan me të për rreth 20 minuta.
Feriz Haxhiu, 52 vjeç, banor i lagjes nr.8 në Durrës, gjatë paradites së djeshme bashkë fëmijët mbërriti në Tiranë, për të protestuar në një formë të paparë, kundër sorollatjeve të tij në lidhje me çështjen e pronësisë. Kjo ndodhi, pas përfundimit të një procesi gjyqësor që nuk i kishte dhënë këtij të fundit të drejtë, duke sjellë në këtë mënyrë mohimin e të drejtës së pronësisë mbi pretendimet që ai kishte.
Haxhiu është drejtuar për në hyrjen kryesore të një pallati gjashtë katësh përballë zyrave të Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin "Zogu i Parë" dhe bashkë me të edhe tre fëmijët e tij, dy djemtë dhe një vajzë, të tre në moshë të mitur. Më pas rreth orës 12:30 ai u ngjit në tarracën e pallatit duke shfrytëzuar një palë shkallë metalike që gjendeshin në katin e fundit të pallatit, pa u vënë re nga banorët.
Pasi u ngjit në tarracë, 52 vjeçari Haxhiu nisi thirrjet se do të hidhej bashkë me fëmijët në shenjë proteste për mos kthimin e pronave të tij në Shkozet të Durrësit. Madje në duart e tij dhe të fëmijëve mbante të shkruar një pankartë mbi pretendimet e tij për pronat.
Për pak minuta në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së kryeqytetit dhe forcat RENEA, për të filluar negocimin me personin që po tentonte të vetëvritej bashkë me fëmijët e tij.
Në operacionin e ndalimit të Ferit Haxhiut që të mos hidhej nga lartësia prej 25 metrash lartësi, krerët e policisë së kryeqytetit nisën negocimin me të për të neutralizuar veprimin e tij, duke i premtuar se do të zgjidhin problemin që kishte. Fillimisht negociatorët e policisë bindën Haxhiun që të largonte fëmijët nga tarraca nga buza e tarracës për shkak të rrezikut të madh që ekzistonte për të dhe tre fëmijët.
Pas disa minutash negociatash të vështira policia e ka bindur Ferit Haxhiun që të largohet nga buza e tarracës dhe ky i fundit ka qëndruar për disa minuta në qendër të saj pa kryer asnjë veprim.
Gjendja e rënduar psikologjike e Haxhiut i kishte vënë në pozitë të vështirë personat që negocionin me të, por pas disa minutash policia ia arrin ta bindë qytetarin nga Durrësi që të zbresë nga tarraca dhe të mos kryente asnjë veprim. Rreth orës 13.10 Ferit Haxhiu iu ishte bindur thirrjeve të policisë dhe tashmë vendos t'iu dorëzohej atyre për të vazhduar të ndjekë një rrugë tjetër për kërkim e pronës së tij.
Protestuesi pasi kishte hequr dora nga tentativa e vetëvrasjes niset nën shoqërimin e forcave të policisë për të takuar zyrtaret e Ministrisë së Drejtësisë. Ngjarja e djeshme solli panik mes një numri të madh njerëz të cilët u mblodhën para pallatit ku ishte ngjitur Haxhiu për t'u vetëflijuar.
Konflikti i pronës për 50 dynymë tokë tek ish- NISH Goma
Historia e pronës së familjes Haxhiu është e njohur në qytetin ku ai banonte, pasi konflikti është bërë pjese edhe e proceseve gjyqësore. Shtatë vëllezërit Haxhiu pretendonin pronësinë e 50 dynym toke.
eriti pretendon të jetë pronar i rreth 25 mijë metrash. Prona e tij eshtë privatizuar pas viteve 90-të dhe për këtë 52- vjeçari ka kërkuar që të kompensohej për këtë. Lidhur me këtë pretendim i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, në vitin 2002, ku kjo gjykatë hedh poshtë kërkesën e tij.
Pas këtij vendimi të dhënë tetë vite më parë, Haxhiu vendos të mos e apelojë më vendimin, por pa hequr dorë për pretendimet e pronësisë. Mësohet se gjatë gjithë këtyre viteve ka kërkuar në institucionet përgjegjëse që të zgjidhet çështja e tij, por nuk ka arritur që të zgjidhë problemin e pronësisë. Për ngjarjen e djeshme ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, ndaj së cilës po protestonte Ferit Haxhiu nga Durrësi.
Në një njoftim zyrtar për ngjarjen, të publikuar nga zyra e shtypit e këtij institucioni thuhet se persona nga administrata e Ministrisë së Drejtësisë morën kontakt me qytetarin, i cili pretendonte se ishte përjashtuar nga e drejta e parablerjes së një objekti të privatizuar në vitin 1993.
Zyrtarët e Ministrisë që drejtohet nga Bujar Nishani, i kërkuan Ferit Haxhiut që t'i adresonte këtij dikasteri një ankesë me shkrim si dhe të depozitonte zyrtarisht të gjitha dokumentet që disponon rreth objektit që ai pretendon në mënyrë që të fillojë një hetim administrativ.
Intervista
Dëshmitarja:
Gjatë gjithë kohës: thërriste Dua pronat, jam i varfër
Një nga personat që ka parë nga afër tentativën e 52- vjeçarit nga Durrësi tregon se ky i fundit iu bind urdhrit të policisë pas thirrjeve të negociatorëve. Violeta Kapidani, banorja e katit të gjashtë të pallatit ku tentoi të vetëvritet Ferit Haxhiu tregon se ai përdorte vetëm shprehjet që kërkoj vetëm pronën time.
E njihni personin që tentoi të hidhej nga tarraca e pallatit ku ju banoni?
Jo unë nuk e njoh dhe dje ishte hera e parë që e kam parë. Ai mund të ketë lëvizur nëpër shkallët e pallatit sot (dje), apo edhe në ditë të tjera, por nuk e kam vënë re. Madje kishte përdorur shkallët e mia që janë metalike për t'u ngjitur në tarracë. Më bëri përshtypje fakti që ai kishte vajtur dhe blerë një çelës të ri, pasi e kishte dëmtuar çelësin që bllokonim shkallët që mos t'i merrte njeri.
Si e more vesh ngjarjen?
Më vonë mora vesh që ai ka ardhur sot në mëngjes dhe ka parë vendin se si të realizonte ngjitjen lart në tarracën e katin të gjashtë të pallatit. Në momentin që ka ardhur unë isha brenda në shtëpi dhe nuk e kam dëgjuar.
Rreth orës 12.50, dëgjoj zhurma të makinave të policisë dhe shikoj që fillojnë të grumbullohen shumë njerëz dhe vetëm atëherë e kuptova se çfarë kishte ndodhur. Më pas më njoftojnë fqinjët e mi dhe dal nga apartamenti për të parë se çfarë po ndodhte.
Pastaj çfarë ndodhi. Ishit prezent kur policia negocionte me të?
Unë pashë çdo gjë me sy , nga negociatat e policisë dhe deri tek dorëzimi i tij bashkë me fëmijët.
Çfarë i thoshte policisë?
Unë e dëgjova të thoshte se jam i varfër dhe vetëm kërkoj pronën time. Shpesh thoshte që të paktën të më japin një pjesë. Gjatë kësaj kohë vazhdonin negociatat e policisë më të për ta bindur që të largohej vetë dhe fëmijët nga tarraca e pallatit. Pas disa minutash policia e bindi dhe ai iu dorëzohet forcave të policisë.
Feriz Haxhia, pas mbërritjes në shtëpi i ka pohuar familjes së nëse nuk zgjidhet çështja ai do vetëflijohet
Bashkëshortja thotë se ai kishte lajmëruar se do bënte vetëvrasje
Ngjarja e rëndë që ka tronditur opinionin ne qënder te Tiranës e ka pasur zanafillen e sajë nga një konflikt i pazgjidhur pronash në qytetin e Durresit.
Ish punonjesi i dikurshem i Fabrikes së Gomes, 40- vjecari Ferid Haxhiu, pas 20 vjet kerkesash per tokat e tija te cilat nuk i janë kthyer, por janë privatizuar për llogari te të tjerëve, nuk ka gjetur rrugëdalje tjetër vetëm te marre femijet e vet, 3 fëmije nga 4 që kishte dhe ka marre rrugen drejt Tiranës. Në kohën kur gruaja e tij ka parë ngjarjen ne transmetimet direkte në media është terrorizuar.
Sipas saj i shoqi, i kishte bënte kete veprim në se nuk gjente rrugezgjidhje, por ajo nuk e dinte se i shoqi kishte zgjedhur pikerisht diten e sotme për te zgjidhur kete gjendje të rëndë e të pashpresë ku ndodhej familja. Ajo ishte nisur për punë ndërkohe i shoqi kishte marre femijet dhe qe nisur për vetëflijim në Tiranë...
Kur ishte kthyer e kishte gjetur shtëpine bosh dhe e kishte mberthyer ankthi...
40- vjeçari Ferit Haxhija i cili tentoi të hidhet nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë, pranë Ministrisë së Drejtësisë, bashkë me tre fëmijët, u bashkua me familjen rreth orës 15:20 minuta. Kontaktimi me Ministrinë e Drejtesisë i ka shtuar besimin se problemi po shkonte drejt zgjidhjes.
Haxhia pretendon për një pronë në Shkozet Durrës e cila që prej 20 vjetesh nuk i është kthyer Krahas denoncimeve te kryera pranë institucioneve përkatëse ai nuk ka marrë një përgjigje pozitive .
Duke u gjendur përballë edhe një situate të rëndë psikologjike, 40- vjecari ka marrë tre prej katër fëmijeve të tij që në orët e para të mëngjesit të sotëm, pa dijenië e bashkëshortes e cila në ato moment ndodhej në punë. Marjana Haxhija, bashkëshortja e Ferzi Haxhiajt, i cili tentoi të hidhej nga një pallat në Tiranë, së bashku me tre fëmijet e tij , pohoi se ishte në dijeni që bashkëshorti do të ndërmerrte një akt të tillë, por jo pikërisht dje.
Ajo pohoi se kur është kthyer nga puna ka parë që tre prej femijëve më të vegjël në moshe nuk ishin në shtëpi.Më pas ajo është lidhur në telefon me bashkeshortin i cili i ka rrëfyer edhe aktin që kishte ndërmend. Duke pohuar se çfarë kishte per te deklaruar i ka bere gjate kohes qe kishte vendosur te kryente një akt te rëndë...Ne rast mos zgjidhje ka thënë ai ...tarraca është persëri atje... çka do të thotë se në se nuk i zgjidhet halli ai do të bëjë vetëflijim.