Meta-Prifti, gati ballafaqimi para prokurorëve për videot
TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme vendos të ripyesë personazhet e dy video-skandaleve, ndërsa thuajse pjesa më e madhe e veprimeve hetimore është kryer në këto dy dëshmi vizive. Kështu ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish-numri dy i qeverisë, Ilir Meta do të rikthehen në organin qendror të akuzës për të dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me gjithçka paraqitet në dosjen e përpiluar me faktet e dala prej dy videove. Ish-miqtë do të përballen sërish me grupin hetimor për të gjitha detajet që janë fiksuar si prova në video. Ndërsa Meta do të jetë protagonist i përbashkët me Priftin vetëm në një përballje me hetuesit, ky i fundit do të japë shpjegime edhe mbi videon tjetër ku shfaqet bashkë me vartësin e tij, Leonard Beqiri. Lajmin konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa mësohet se seanca e shpjegimit të tyre do të kryhet së shpejti.
Përballja me videot
Ndërsa Ilir Meta tashmë pa imunitet, do të rikthehet edhe njëherë në zyrat e grupit hetimor për të saktësuar gjithçka që është faktuar nga ai që u quajt 'skandal' në një bisedë të filmuar nga Dritan Prifti, do të jetë ky i fundit që përveç përballjes me "punën" e tij me Metën do të japë shpjegime edhe në lidhje me "gabimin" që i kushtoi një tjetër procedim në akuzën qendrore. Priftit do t'i rishfaqen sërish faktet e videos në të cilën kishte regjistruar ish-zëvendësministrin e dikasterit të tij, Leonard Beqiri teksa i dorëzonte në shtëpinë e tij shumën prej 70 mijë eurosh. Për të zbuluar të vërtetat e atyre dy videove, po ashtu si edhe pretendimet e dy palëve, janë angazhuar edhe ekspertë të huaj, të cilët tashmë e kanë thënë fjalën e tyre duke ua përcjellë kompetentëve të hetimit qendror në vend.