E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ditë Zie, i jepet lamtumira Baba Reshat Bardhit

TIRANE- Qeveria ka shpallur ditën e sotme dite zie kombetare për vdekjen e kreut të kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Haxhi Dede Reshat Bardhi u nda nga jeta të shtunën e kaluar në moshën 76 vjecare pasi prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore dhe dy herë i ishte nënshtuar ndërhyrjeve kirugjikale.

Të gjithë institucionet do të mbajnë sot flamujt të ulur në gjysem shtize kurse në orën 12.00 do të ketë një minutë heshtje. Në një protokoll të posacëm të miratuar nga qeveria parashikohen që nga ora 10 deri 12:00 të zhvillohen homazhe në Pallatin e Kongreseve për Kryegjyshin e Bektashinjve ndërsa trupi i tij sipas ritit të këtij besimi do varroset pranë kryegjyshtas në orën 13.30 në një ceremoni të posacme.

Qindra qytetarë gjatë këtyre dy ditëve kanë bërë homazhe para trupit të të ndjerit në selinë e kryegjyshatës, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese të autoriteteve më të larta, intelektualëve të vendit por dhe trupit diplomatik.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›