E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi me thikë, pranga 28-vjeçarit

Sherr me thika, një 20-vjeçar përfundon me plagë të rënda në spital. Një sherr banal në lagje mes dy të rinjve është mbyllur me plagosjen e rëndë të Elvis Cakës, 20 vjeç, nga Durrësi dhe arrestimin e një 28-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet periferike të Durrësit dhe rreth orës 01:00 të së premtes është bërë arrestimi në flagrancë i të dyshuarit si autor, shtetasit Emiljano Llani, banor i lagjes 3 të qytetit. Burimet policore bëjnë të ditur se natën e së enjtes, dy djemtë janë zënë në lagjen 17 për motive të dobëta. Llani ka goditur e plagosur me thikë 20-vjeçarin Caka, banor i kësaj lagjeje. I iru është dërguar menjëherë për në spital dhe burime spitalore, bëjnë të ditur se 20-vjeçari nga goditjet e marra ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe vazhdon të mjekohet në spitalin rajonal të Durrësit. Ndaj 28-vjeçarit që është prangosur disa orë pas ngjarjes, është ngritur akuza e konsumimit të veprës penale të "plagosjes së rëndë me dashje", që po hetohet më tej nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›