Në pranga dy të rinj për vjedhje
Dy 28-vjeçarë nga Lushnja dhe Fieri janë prangosur dje në orët e para të mëngjesit, nën akuzën e vjedhjes. Ata kanë qenë me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Burimet zyrtare të Policisë së Fierit bëjnë të ditur se është prangosur 28-vjeçari, Erion Qorri, lindur e banues në lagjen "11 Janari" të Fierit për veprën e "vjedhjes së mbetur në tentativë", pasi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së enjtes është zënë në "kurth" duke tentuar të vjedhë një automjet me targa të huaja. I riu është kapur në flagrancë nga pronari i automjetit, i cili ka sinjalizuar menjëherë policinë, e cila i ka vënë prangat hajdutit menjëherë sapo e ka nxjerrë nga makina. Po mbrëmjen e së enjtes është regjistruar një vjedhje tjetër në fshatin Pluk të komunës me të njëjtën emër në Rrethin e Lushnjës. Nga burime zyrtare të policisë lokale mësohet se 28-vjeçari Mariglen Gashi, banor i Plukut, mbrëmjen e së enjtes ka shkuar në një farmaci të fshatit, pronë e shtetases Shpresa Gjini dhe ka marrë prej raftit ku ajo mbante paratë, 75000 lekë.