Plagosi mjekun me thikë, burg pa afat autorit
Tiranë- Gjykata ka vendosur sot të lërë në burg pa afat autorin e plagosjes së mjekut endokrinolog Agron Ylli. Vendimi është dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë, sipas të cilës 35-vjeçari Bujar Valisi, do të rrijë në burg pa afat deri në përfundimin e hetimeve.
Mbi këtë shtetas rëndon akuza e "plagosjes së rëndë me dashje". I pandehuri ështëarrestuar nga forcat e policisë së Tiranës pak çaste, pasi kishte qëlluar me thikë mjekun Agron Ylli, në mjediset e klinikës së tij private në Tiranë. Mjeku etnokrinolog dhe diabetolog Ylli udërgua menjëherë për mjekim në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga hetimet paraprake, rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një debati mes mjekut Ylli dhe autorit të dyshuar të krimit, që kërkonte një raport mjeksor përbashkëshorten e tij. Gjatë ballafaqimit me hetuesit, i pandehuri ka pranuar autorësinë në krim, duke shtuar se këtë gjë e ka bërë nën ndikimin e alkoolit.
Pas ngjarjes, pati reagime të shumta të mjekëve dhe të politikës, e cila kërkoi nga organet kompetente zbardhjen e çështjes dhe garantimin e jetës së mjekëve.