Plagosja e mjekut, QSUT-ja pezullon punën
Tiranë- Për tre ditë me radhë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë do të pezullojë punën. Vendimi është marrë sot nga mjekët e qendrës në shenjë proteste ndaj dhunës që ushtrohet ndaj bluzave të bardha, demonstruar shëmtuar së fundi me plagosjen e mjekut endokrinolog Agron Ylli.
Pezullimi i punës, sipas sindiaktës së mjekëve do të bëhet në të gjitha repartet dhe pavijonet, duke përjashtuar vetëm shërbimin e urgjencës dhe reanimacioneve.
“Të gjitha operacionet e planifikuara, konsultat mjekësore apo vizitat e ndryshme do të pezullohen për ditët në vijim”- ka deklaruar sot për mediat, përfaqsuesi i sindikatës, Ruzhdi Merja.
Sipas tij, vendimi është marrë pas një diskutimi që kanë zhvilluar së bashku shefat e pavijonëve të qendrës me të madhe spitalore në vend. Pas shumë diskutimesh ata kanë rënë dakord që greva treditore, duke pezulluar punën normale do të jetë forma më e mirë e protestës.
“Kërkojmë respekt për punën që bëjmë dhe mbrojtje gjatë kohës që jemi në shërbim të njerëzve”- kanë apeluar mjekët, të revolutuar pas incidentit të fundit, që më parë ishte paraprirë nga të tjera plagosje mjekësh të njohur.