E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi një ish-polic special, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar dje njeriun që plagosi me thikë ish-policin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Hamit Muça. Ky i fundit u plagos rëndë mbrëmjen e së shtunës,i qëlluar me thikë dhe me mjete të forta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Vlorës, në Sheshin e Flamurit, ku sipas policisë, 56-vjeçari Vladimir Tahiraj, lindur në fshatin Matogjin dhe banues në Vlorë ka qëlluar disa herë me një zinxhir ish-policin special dhe më pas i ka ngulur thikën, duke i shkaktuar atij plagë të rënda e hemorragji. Policia, pasi ka shkuar në vendngjarje, ka kryer procedurat e nevojshme, ka marrë në pyetje personat që kanë gjetur të plagosurin dhe më pas është marrë në pyetje dhe i plagosuri, pasi ka dalë nga gjendja e komës. Sipas të gjitha të dhënave e dëshmive ka rezultuar se Muçaj është qëlluar me zinxhirë e mjete të tjera të forta e më pas me thikë në bark nga tre persona, nga të cilët është identifikuar vetëm njëri, që është i arrestuari Vladimir Tahiraj. Gjatë kontrollit, në banesën e autorit të plagosjes është gjetur edhe thika e përdorur për plagosjen e ish-efektivit të FNSH-së.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›