Plagosi shokun për lojën, kapet i mituri
Policia e Korçës ka arritur të vërë në pranga një të mitur, i cili pak kohë më parë plagosi me thikë në një sallë kompjuterësh një bashkëmoshatarin e vet. Burimet e policisë lokale kanë bërë të ditur se është bërë e mundur kapja e 14-vjeçarit Arjan Sh. të shpallur në kërkim prej dy javësh. Sipas burimeve policore, i mituri ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, ndërkohë që pasi kishte plagosur me thikë në shpinë një 14-vjeçar ishte larguar nga banesa. Ai është kapur në qytet, ku edhe pse i shpallur në kërkim, kishte dalë me një grup shokësh. Pas shoqërimit në komisariat, Arjani 14-vjeçar është lënë i lirë, për shkak të moshës.