Përdhunon fqinjën e mitur, arrestohet
Një 25-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar nga policia, sepse pasi ka mashtruar se do ta përcillte në shtëpi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një kameriere të mitur. Arrestimi është bërë të mërkurën, rreth orës 23.30, ndërkohë që akti i turpshëm është denoncuar nga viktima se është kryer natën e së martës. Agjentët e seksionit të krimeve kundër personit, kanë arrestuar shtetasin Diftir Habipi, 25 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Pllakë" të qytetit Gjirokastër, pasi akuzohet se më datë 24 mars, rreth orës 22.00, ka mashtruar një vajzë të mitur, duke e marrë në automjetin tip "Volkswagen" që ia kishte marrë një shoku. Shtetasja me inicialet B.H., e datëlindjes 1994, lindur dhe banuese në Gjirokastër, ka denoncuar në polici se Habipi i ka shkuar në lokalin ku punonte si kameriere, në lagjen "18 Shtatori" dhe i ka premtuar se kur të mbaronte turnin do ta çonte në shtëpi, pasi agresori dhe viktima banonin në të njëjtën lagje dhe njiheshin. Pasi e ka shëtitur në disa lokale të qytetit, kur do iknin për në shtëpi, brenda në makinë ai i është lëshuar vajzës dhe duke përdorur forcën ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Dhuna seksuale ka zgjatur deri në orët e para të ditës tjetër dhe pasi e ka përdhunuar shumë herë, vetëm në mëngjes, rreth orës 04.30 të datës 25.03.2009, ai e ka çuar në shtëpinë e saj viktimën. Vajza ka bërë denoncimin mëngjesin e së mërkurës, e shoqëruar nga prindërit dhe policia ka nisur menjëherë punën për kapjen e përdhunuesit, gjë që u realizua në mbrëmje vonë.