Falsifikoi vizën, kapet pas tre vjetësh
Ndalohet tre vjet pas shpalljes në kërkim për falsifikim vize. 26-vjeçarja me origjinë nga Fieri dhe me banim në lagjen nr. 4 të Durrësit kishte zgjedhur të futej në Shqipëri nëpërmjet trageteve të linjës Bari-Vlorë për të shmangur kapjen e saj nga autoritetet. Ajo u ndalua nga shërbimet e policisë kufitare në Portin e Vlorës, pasi një vit më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës pati dhënë masën "arrest burg" për veprën penale të "falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve". Ajo zotëronte një pasaportë me vizë italiane të falsifikuar, të cilën e paraqiti pranë autoriteteve të policisë kufitare për të udhëtuar drejt Italisë tre vjet më parë, në vitin 2006.