Ksera: Gjyqi i Bollanos, jo çështje politike
Prefekti i Gjirokastrës, i cili është edhe kreu i PBDNJ-së dhe i "Omonias" për rrethin e Gjirokastrës, ka shprehur opinionin e tij rreth kërkesës së Prokurorisë së Vlorës për dënimin me burg të Vasillaq Bollanos. Ksera është shprehur se prokuroria po bën punën e vet si një organ i pavarur, ndërkohë që Vasil Bollano është lideri i minoritetit etnik grek në Shqipëri. Ksera ka garantuar se nuk do t‘i bëhet presion dhe as do të ndërhyhet tek organi i akuzës, pasi është institucion i pavarur dhe si i tillë respektohet. Reagimi i Kserës është bërë fill pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore me rastin e ditës së pavarësisë së Greqisë, aktivitet që u organizua në Dervician, në qendrën e minoritetit etnik grek në jug të vendit. Në këtë aktivitet përkujtimor, merrte pjesë edhe konsulli i Republikës Greke në Gjirokastër, Joanis Rizopullos.