"Aktiviteti i firmes eshte i bllokuar"
"Nuk kam asnje konfirmin ne lidhje me mos pagesat e bera nga klientet e mi, ndaj punonjesve te tyre", ka thene nje dite me pare Arben Prifti, perfaqesuesi ligjor i pronarit te kompanise "Alba Demil", Mihal Deliorgjit. I pyetur nga "Koha Jone, avokati ka shpjeguar se klienti i tij ndodhet ne qeli dhe mund te mos jene bere pagesa si pasoje e arrestimit te tij. "Pas burgosjes se Deliorgjit, te gjitha aktivitet e firmes jane bllokuar dhe cdo gje eshte ne konservim, pasi dhe gjykata ka vendosur sekuestrimin e pronave dhe pasurise se pronarit te kompanise, e cila kishte ngritur fabriken e cmontimit te predhave ne fshatin Gerdec, ndaj dhe ai s'ka patur si t'i paguante", shton Prifti. Gjate bashkebisemidimit me gazeten, avokati shton se, kushdo ne keto momente mund te thoje gjera te ndryshme dhe mund te kerkoje paga apo para te prapambetura. "Por une ende nuk kam biseduar me klientet e mi ne lidhje pagesat qe u jane bere punonjesve te fabrikes se Gerdecit", thote ai. Por burgosja e pronarit te firmes, mund te kete sjelle dhe bllokimin e parave te tij dhe per rrjedhoje dhe mos pagesen e punonjesve, te cilet kane dite qe protestojne per pagesen dhe per demshperblimet e premtuara nga ana e qeverise por qe ende si kane marre. Avokati Prifti ka deklaruar gjithashtu se, dhe firma "Albdemil" eshte bllokuar qe diten e shperthimit dhe i gjithe kapitali eshte ngrire. Por ai ka shtuar se, kjo gje do te sqarohet ne ditet ne vazhdim, duke bere dhe qartesimin e situates.
A.C
A.C