E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet per trafikun e armeve

Prokuroria po heton ne disa pista rreth tragjedise se Gerdecit qe ndodhi me 15 mars te ketij viti. Duke iu referuar edhe artikujve te "Nju Jork Taims", pista me e fundit ka qene ajo e trafikut te armeve, per te cilen po hetojne Krimet e Renda. Delegimi i dosjes per mungese kopetence ne Prokurorine e Pergjithshme nje muaj me pare shtoi pistat e hetimit per ceshtjen. Ndersa fillimisht u hetua rreth nje aksidenti e gabimi njerezor ne pune, me pas u ngriten akuzat per mungese kushtesh sigurie, rregullat teknik per lendet plasese e radioaktive. Po keshtu u dyshua per nje akt terrorist e te qellimshem, duke pare perqendrimin e madh te barutit dhe predhave ne nje zone te banuar. Nderkohe qe pistat e fundit kane qene ato te trafikut te armeve, korrupsionit ne kontratat e shitjes se municioneve mes MEICO e firmave AEY, "Alba Demil" dhe SAC, si dhe shperdorim detyre. Per kete shkak u kerkua edhe deshmia e presidentit te firmes AEY te tregtise se armeve ne SHBA, 22 vjecarit Efraim Diveroli. Prokuroret dyshojne se gjetja e predhave te kalibrit te madh ne Gerdec ka lidhje me nje trafik te mundshem qe zhvillohej jashte kontrates. Po per te arritur deri ne kete piste pritet deshmia e Diverolit ne Kongresin Amerikan, seance qe ishte caktuar per ne 17 prill, por u shty ne nje dite tjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›