E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria i rikthehet aktit te qellimshem

Prokuroria e Pergjithshme vendos t'i jap prioritet pistes se aktit te qellimshem per dosjen "Gerdeci". Tragjedia qe kushtoi 26 jete njerezish ende nuk eshte zbardhur dhe grupi hetimor eshte perqendruar kryesisht ne mbledhjen e deshmive, verifikimin e shkresave apo urdhrave dhe analizat e kampioneve te dheut ne krater. Por artikulli me i fundit nga gazeta amerikane "Nju Jork Taims" ka rikthyer edhe nje here vemendjen per dyshimet rreth nje akti te qellimshem te shperthimit te fabrikes se demontimit. Gazeta vinte ne dukje disa fakte qe jane trajtuar edhe ne mediat shqiptare, si prezenca e puntoreve pa eksperience, kushteve te procesit dhe menyres se si kryhej. Po keshtu perzgjedhja e Gerdecit si vendi ku do behej demontimi, afer qendres se banuar dhe sasia e madhe e municioneve qe gjendeshin ne ambientet e ish repartit ne momentin e shperthimit.

"Ka disa enigma ne kete ngjarje qe po perpiqemi per t'i zbardhur dhe po i kushtojme vemendje edhe pistes se aktit te qellimshem", thane dje burime zyrtare nga organi i akuzes. Ndersa pohojne se jane vene ne dijeni me artikullin e gazetes amerikane qe ngrinte pyetjen se Gerdeci ishte tragjedi e qellimshme, pjestaret e grupit hetimor konfirmojne se nje nga pistat kryesore eshte rikthyer akti i paramenduar, duke kaluar aksidentin ne plan te dyte. Disa dite me pare ekspertet konstatuan pas analizave paraprake dhe verifikikimit me anen e shkresave te bllokuara, se ne fabrike gjendeshin te pakten 500 ton barut, pa llogaritur sasite e municioneve te paplasura qe mendohet te kene qene mbi 10 mije cope. Ky fakt sipas tyre le te nenkuptosh se ka patur nje neglizhence te qellimshme, pasi firma amerikane sipermarrese per demontimin, SAC, duhet te kishte levizur sipas kontrates sasite e barutit here pas here, per te shmangur tragjedine. Po keshtu perqendrimi i madh i municioneve ne fabrike vleresohet si nje tjeter shkak qe te con drejt pistes se aktit te qellimshem.

Dy ditet e fundit para ngjarjes figurojne 20 kamione te shkarkuar ne Gerdec me municion dhe verifikimi pas shperthimit sipas eksperteve flet per mijera predha e fisheke te plasur e te paplasur ne krater apo perreth zones. Duke i shtuar ketij fakti edhe prezencen e puntoreve pa kualifikim, qe demontonin ne menyre artizanale, deri tek cekanet, apo qe saldonin afer fabrikes sic thuhet ne deshmi, te le te dyshosh per mungese serioziteti per nje aktivitet te rrezikshem. "Duke vleresuar kete situate, i jemi rikthyer pistes se aktit te qellimshem, deri ne perfundim te hetimeve", thane zyrtare te prokurorise dje. Nder pistat e tjera jane ato te shperdorimit te detyres, korrupsionit, trafikut te armeve, shkeljes se rregullave te sigurise, aktit terrorist dhe nje gabimi njerezor gjate procesit te demontimit ne fabrike.

Ar.Qo

Pistat nen hetim:

Akt i qellimshem, sasi te medha baruti e predhash ne fabrike

Akt terrorist, i paramenduar dhe per te krijuar panik

Aksident ne gabim njerezor gjate procesit te punes

Trafik armesh nga Shqiperia drejt vendeve te tjera

Shkelje e rregullave per lendet plasese e radioaktive

Shperdorim detyre i zyrtareve qe kane neglizhuar situaten

Korrupsion nepermjet kontratave te demontimit apo shitjes


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›