Plagosja e 16-vjeçarit në Tepelenë, Policia jep detaje: U qëllua nga shoku aksidentalisht me armën e shërbimit të të atit
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Tepelenë ku një 16-vjeçar mbeti i plagosur.
Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se adoleshenti me inincialet O.V, është qëlluar aksidentalisht me armë nga bashkëmoshatari i tij shtetasi E.GJ. Referuar njoftimit të Policisë thuhet se 16 vjeçari e ka plagosur aksidentalisht shokun e tij me armën e shërbimit të babait të shokut të tij, efektiv policie.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast, ndërkohë 16 vjeçari ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
