E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e oficerit policia kerkon dosjen e aksidentit

TIRANE - Strukturat drejtuese te Policise se Shtetit kane kerkuar te njihen me dosjen e prokurorise per aksidentin ne te cilin humbi jeten javen e kaluar oficeri i policise rrugore Pajtim Alstafa. Sipas burimeve nga prokuroria drejtuesit e Policise se Shtetit kane kerkuar te njihen me rrethanat ne te cilat ka ndodhur aksidenti qe i mori jeten oficerit ne autostraden Tirane-Durres per te nxjerre pergjegjesite administrative mbi kete ngjarje. Burimet nga prokuroria thane se Policia e Shtetit ka kerkuar informacion te hollesishem per vendosjen e pikes se kontrollit te policise per uniformen qe mbante oficeri dhe nje sere detajesh te tjera. Prokuroria e Tiranes tha se ka verifikuar deri me tani se oficeri i policise i cili gjeti vdekjen ne aksident nuk ka pasur uniforme fosforeshente per sherbim naten ne momentin kur eshte goditur nga automjeti me targa te huaja qe drejtohej nga shtetasi Agim Hajdini tashme i arrestuar. Prokuroria tha se nga hetimet e saj oficeri nuk kishte uniforme per shkak te mungeses se bazes materiale. Gjithashtu prokuroria tha se pika e kontrollit nuk kishte respektuar vendosjen e sinjalistikes 90 metra para vendqendrimit te policeve. Nese nuk gjenden shkelje penale prokuroria tha se do ti dergoje policise nje evidence per ngjarjen ne fund te hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›