E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi ne familjen Pulaj lufta per ujin u merr jeten e dy vellezerve



TIRANE - Tragjedi ne familjen Pulaj ne Peze Helmes te Tiranes. Dy vellezer te vdekur Hajri Pula 35 vjec dhe Perparim Pula 38 vjec nje i trete ne gjendje te rende dhe fqinji po ashtu i shtruar ne Spitalin Ushtarak eshte bilanci i tragjedise se ndodhur mesditen e djeshme gjate punes per hapjen e nje pusi uji. Ngjarja e rende ka tronditur kryeqytetin mesditen e djeshme rreth ores 1535. Teksa punonin per hapjen e nje pusi me qellim qe te nxirrnin uje dy vellezer nuk kane mundur te dalin te gjalle prej tij. Tragjedia gjate pastrimit te pusit nuk eshte mundur te evitohet pasi ata kane rene ne kontakt me nje shtrese gazi nen toke. Me te pare se ckishte ndodhur Dritan Pula 23 vjec dhe Ervin Rada 20 vjec kane shkuar ne ndihme te dy vellezerve por dhe keta te fundit jane demtuar nga gazi natyror. Per kete arsye jane derguar me urgjence ne spital. Shpetimtare ka qene nderhyrja e punonjesit te policise Korab Jata i cili ka mundur te shpetoje dy te rinjte por nuk ka arritur qe tu jape ndihmen e nevojshme dy te tjereve qe kane gjetur vdekjen. Jata efektiv i Komisariatit Nr. 6 ka qene ai qe ka njoftuar dhe koleget per ngjarjen e rende.
Tragjedia
Rreth ores 1535 te dites se djeshme policia e kryeqytetit ka marre njoftimin se ne fshatin Peze-Helmes Tirane ne oborrin e baneses se familjes se Muharrem Pulajt ne kohen kur ishin duke punuar per hapjen e nje pusi uji kane gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit natyror vellezerit Hajri Pula 35 vjec dhe Perparim Pula 38 vjec. Ata te dy po germonin nje pus per te kerkuar uje. Ata kane gjetur vdekjen nga nje rryme gazi metan e cliruar ne 5 metra thellesi ndersa po punonin per thellimin e pusit. Ne tentative per te shpetuar dy vellezerit ne pus kane nderhyre Dritan Pula 23 vjec dhe Ervin Rada 20 vjec por dhe ata jane demtuar nga rryma e gazit natyror. Punonjesi i policise Korab Jata efektiv i Komisariatit te Policise Nr. 6 njekohesisht fqinj me familjen Pula ka njoftuar menjehere uniformat blu dhe me pas ka hyre i vetem ne pus duke nxjerre ne gjendje te rende Dritan Pulen 23 vjec dhe Ervin Raden 20 vjec te cilet i ka derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane. Po ashtu ne spital eshte derguar dhe 15-vjecari me inicialet M. P. i demtuar nga gazi dhe i tronditur nga ngjarja.
Operacioni
Ne vendngjarje menjehere kane mberritur uniformat blu te Komisariatit te Policise Nr. 6 Forcat e Posacme te Nderhyrjes Operacionale dhe Sigurise te Drejtorise se Policise se Tirane Forcat Speciale RENEA dhe grupi i Repartit te Inspektim-Shpetim Minierave. Te gjithe keto forca policie kane bere te mundur nxjerrjen nga pusi edhe te dy viktimave Hajri dhe Perparim Pula respektivisht te moshave 35 vjec dhe 38 vjec. Nga hetimet e para policia ka arritur ne perfundimin se hapja e pusit te ujit nga familja Pula po kryhej pa lejen e organeve kompetente si dhe pa kryer me pare studimet gjeologjike te nevojshme. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme nje grup hetimor ka kryer te gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale ndersa pritet qe te zbardhet e plote ngjarja tragjike dhe shkaqet e saj.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›