E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet pronari i 50 kg Cannabis kerkohej prej muajsh nga policia



GJIROKASTER - Qe prej muajit shkurt ishte ne kerkim per pronesine e 50 kilogrameve Cannabis sativa dhe ne oret e mbremjes se dy diteve me pare eshte vene ne pranga. Behet fjale per Vidjon Idrizin 30 vjec lindur dhe banues ne fshatin Lazarat te rrethit Gjirokaster. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te policise lokale. Ata kane shpjeguar se arrestimi i 30-vjecarit nga Lazarati eshte bere pasi ne daten 21 shkurt 2010 efektivet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Policine e Gjirokastres pasi kane marre informacione ne rruge operative kane zhvilluar operacionin e koduar Rrethimi i kalase dhe si rezultat i tij mbrapa kalase se qytetit Gjirokaster kane bere te mundur arrestimi ne flagrance te dy personave nga Tepelena. Gjate aksionit u sekuestruan dhe dy canta te medha shpine te mbushura me lende narkotike Cannabis rreth 50 kilograme. Nga hetimet e kryera rezultoi se keta persona e kishin blere kete lende narkotike ne fshatin Lazarat nga 30-vjecari Vidjon Idrizi dhe per kete ngjarje Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster kishte leshuar urdher ndalimi per ate. Idrizi eshte vene ne pranga kur po kthehej nga Greqia. Efektivet e Sektorit Kunder Narkotikeve kishin marre informacion ne rruge operative dhe ne bashkepunim me efektivat e Policise Kufitare Kakavije kane bere te mundur kapjen dhe ndalimin e tij ne momentin qe ka hyre ne Kakavije. Pas ndalimit te tij dosja me materialet i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme per vepren penale prodhim dhe shitje te narkotikeve.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›