Arrestohet kryeplaku nuk raportoi drogen e mbjelle
BERAT - Arrestohet sepse lejoi mbjelljen dhe kultivimin e Cannabisit kryeplaku i fshatit Samatice ne Berat. Blute e Beratit kane arrestuar gjate dites se djeshme nje operacioni te koduar Samatica kryeplakun e fshatit me te njejtin emer Pellumb Begaj 47 vjec dhe 2 persona te tjere Bajram Celen 60 vjec dhe nje 46-vjecare me iniciale L. C te gjithe banues ne fshatin Samatice te Komunes Kutalli Berati. Barjam Cela dhe shtetesia me inicialet L. C. jane arrestuar ne flagrance pasi gjate kontrolleve te ushtruara nga policia ne banesat e tyre jane gjetur dhe sekuestruar 9 kilograme marijuane gati per shitje dhe 60 rrenje Cannabis sativa ne fazen e pjekjes. Kryeplaku i fshatit Pellumb Begaj eshte arrestuar per shperdorim detyre pasi ai ne cilesine e kryeplakut te fshatit Samatice nuk ka kryer detyren e percaktuar me ligj per njoftimin ne organin e policise ne lidhje me kultivimin e bimeve narkotike ne kete zone qe eshte zona me problematike ne te gjithe qarkun prej disa vjetesh per kultivimin dhe shitjen e lendeve narkotike.
3 Shtator 2010