Plaku: “Skënderbeu, një mësim i mirë”Dinamo kryeson kampionatin me 20 pikë, duke regjistruar 6 fitore më tetë javë, më shumë se çdo skuadër tjetër e Superligës

Rrjetet sociale:
Dinamo hodhi një gjysmëhapi fals me barazimin 1-1 me Skënderbeun në Korçë, por që nuk i komprometoi aspak pozitat e kryesuesve të Superligës, pasi dhe dy rivalet e saj më të afërta, Besa e Apolonia ndanë nga një pikë në sfidën direkte midis tyre në Kavajë.
Sulmuesi i njohur i Dinamos, Sebino Plaku (24 vjeç, 7 ndeshje, 1 gol këtë sezon) deklaroi për emisionin sportiv “Ora Sport” të televizionit informativ “Ora Neës”, se skuadra e tij humbi dy pikë në Korçë.
“E morrëm pak lehtë ndeshjen, nuk u mobilizuam siç duhet. Ai barazim në Korçë do të na shërbejë si mësim që të impenjohemi më edhe më shumë në ndeshjet e kampionatit”, - tha ish-sulmuesi i Partizanit dhe Apolonisë.
Në sulmin e 17-herë kampioneve të Shqipërisë militojnë disa nga emrat më prestigjiozë të kampionatit shqiptar, përfshirë dhe golashënuesin më të mirë të këtij edicioni, Elis Bakaj (5 gola), por dhe Fatjon Sefa (2 gola).
“Konkurrenca i bën mirë çdo skuadre. Kjo i shërben ekipit. Kush do ta meritojë do të luajë”.
Dinamo do të përballet këtë fundjavë me Gramozin e Ersekës, në ndeshjen e parë historike midis tyre në një ndeshje të vlefshme për Kategorinë Superiore.
“Është një ndeshje e radhës për Dinamon, por si ndaj të gjithë kundërshtarëve do kujdes dhe vlerësim maksimal”, - përfundoi Sebino Plaku, i cili ka luajtur edhe në Norvegji me skuadrën HamKam.
Dinamo kryeson kampionatin me 20 pikë, duke regjistruar 6 fitore më tetë javë, më shumë se çdo skuadër tjetër e Superligës dhe me Gramozin e Ersekës e ndan një diferencë prej 13 pikësh.
Numri i klikimeve - 1267
E Merkure, 28 Tetor 2009