Shkodër, përplaset me motor një 24-vjçar
Aksidentet
Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një 24-vjeçari është shënuar dje pasdite në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. I aksidentuari është Denis Kiri, 24 vjeç, nga Shkodra i cili teksa lëvizte me një motor është përplasur me një autoveturë tip “Benz”. Ngjarja rrugore ka ndodhur rreth orës 17:30 në dalje të qytetit, përballë spitalit rajonal të Shkodrës. Mësohet se i riu ka marrë plagë të rënda në kokë dhe aktualisht ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e autoveturës që është përfshirë në këtë aksident. Nga hetimet e para mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.
#