Plan masash për rikthimin në normalitet të Liqenit Artificial
Prefekti Keçi mbledh drejtuesit e pushtetit vendor dhe qendror. Masat që do të ndërmerren
* * * *
Nga kalimi i situatës vetiu e deri në zbrazjen e liqenit janë masat e parashikuara për rivitalizimin e liqenit të ndotur të Tiranës. Prefekti i Tiranës, z. Ruzhdi Keçi, ka zhvilluar dje një mbledhje me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, asaj të Shëndetësisë, Bashkisë së Tiranës, komunës së Farkës dhe Institutit të Shëndetit Publik, gjatë së cilës janë vendosur masat që do të merren për normalizimin e liqenit artificial.
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, liqeni është në gjendje më të mirë se ditët e kaluara dhe pritet që ndotja të largohet brenda pak kohësh. “Analizat që kemi kryer, tregojnë se niveli i ndotjes po ulet”, – bëri të ditur drejtori i Autoritetit Rajonal Shëndetësor të Tiranës, z. Mhill Gecaj. Në këtë mënyrë, gjatë mbledhjes u mor vendimi i parë që ka të bëjë me nisjen e një aksioni për pastrimin sipërfaqësor të liqenit.
Burime nga prefektura bëjnë të ditur se në rast se diçka e tillë nuk do të sjellë rezultatet e pritura, atëherë do të kalohet në planin B, që ka të bëjë me aktivizimin e njësisë speciale për heqjen e ndotjes që ndodhet në portin e Durrësit. “Nëse do të shohim se nuk do të ketë rezultate në fazën e parë, atëherë do të jetë kjo njësi që do të heqë ndotjen”, – bëri të ditur prefekti Keçi.
Në çdo rast nuk është mënjanuar as mundësia e zbrazjes së Liqenit Artificial dhe rimbushjes së tij, megjithëse një projekt i tillë nuk duket i nevojshëm. Prefekti Keçi tha se ndotja do të mund të hiqet pa kaluar në një masë të tillë, por është përgatitur infrastruktura edhe nëse do të nevojitet rimbushja e liqenit. Për këtë arsye, në mbledhje ishte thirrur edhe kryetari i komunës së Farkës, i cili bëri të ditur se ekzistojnë kapacitetet e mbushjes së Liqenit Artificial të Tiranës me ujërat e liqenit të Farkës.
“Liqeni i Farkës ka katërfishin e kapacitetit të Liqenit Artificial dhe për këtë arsye është e mundshme që të mbushë nga e para liqenin nëse diçka e tillë do të kërkohet”, – bëri të ditur ai. Megjithatë, tharja e liqenit do të kryhet vetëm nëse vërehet rrezik për shëndetin publik nga ndotja e tij.
Brenda pak ditësh do të nisë puna për heqjen e ndotjes në liqen, duke mundësuar rivitalizimin e zonës, sipas prefekturës, ndërkohë që puna për këtë normalizim pritet të zgjasë përgjatë verës.
Ndotja e Liqenit Artificial mendohet të ketë ndodhur përgjatë natës së një jave më parë. Punëtorë të bashkisë, prej së hënës së kaluar kanë filluar menjëherë pastrimin e sipërfaqes së liqenit nga ndotjet, ndërsa në bregun përballë digës, peshkatarë amatorë vazhdonin gjuetinë. Ndërkohë, me kalimin e ditëve, liqeni u ndot tërësisht, duke rrezikuar edhe gjallesat që jetojnë në të.