Të gjithë armiq me farefis!
Revolucioni permanent ishte shpikur si mjet për ta sunduar botën me çmendurinë e tensionit revolucionar të përditshëm. Ndaj në Shqipëri, kur mungonte ndonjë armik, ai do të gjendej patjetër, do të shpikej, madje në krye të partisë-shtet, me qëllim që ta mbante opinionin publik nën presion të vazhdueshëm dhe përtej asaj që quhej "shpëtimi i madh", "që solli diktatori", të mos pipëtinte asgjë tjetër në këtë botë. Edi Rama, tash në fushatë elektorale, ka shpikur një mijë e një armiq, me qëllim që përveçse "alternativës së tij revolucionare të ndërprerjes së zhvillimit", shqiptarët të mos shijojnë asgjë tjetër në këtë botë. "Armik babai, armik nëna, armik djali, armik vajza, armik dhëndri, armik baxhanaku". Të gjithë armiq, si në kohën e diktaturës me farefis, me rrënjë e me degë. Kush ka mbiemrin Berisha duhet linçuar. Nuk ka të drejtë të bëjë biznes, të bëjë e-mail-e, të punojë, të jetojë, të rrijë me miq e me shokë, të dalë nga "shtëpia-burg". Ai nuk mund të emërohet p.sh. ambasador apo diçka tjetër, edhe pse ka qenë diplomat dhe ka përvojën e nja dhjetë diplomatëve të militantëve aksionistë regresivë. Ndërsa kush e ka mbiemrin Ruçi, Gjoni, Kapo, Bushati, Shehu, Hoxha, Alia, Rama, Koleka, Toska, Miska, Çuko është në listën e preferencave të revolucionarëve aksionistë revanshistë të terrorit politik në Shqipëri.
Brenda shtatë ditësh, shqiptarët mund të bombardohen nga TV-të dhe gazetat e Edi Ramës me shtatëmbëdhjetë "bomba" revolucionare: Një ditë del një hartë e detit dhe akuza për "fjalën" e tij. Ditën tjetër shqiptarët bombardohen me një të ashtuquajtur "dëshmi e një personi në lidhje me Gërdecin". Ditën e tretë: Telefonatat me sekonda të Shkëlzenit: Të katërtën e-mail-et e biznesit të Argitës, të pestën "Shkëlzeni në Ministrinë e Mbrojtjes", takon Mediun, të gjashtën shefja e ODIHR-it dhe refuzimi i saj nga Berisha, të shtatën skandali i sajuar i rrugës Durrës-Kukës, e teta ekspertiza e baxhanakut... dhe lista do të ishte e pafund. Në një edicion lajmesh ose titujsh në gazeta, shtatë prej emetimeve adresohen çdo ditë kundër Berishës e familjes së tij. Vetëm emri i personit që i ka vënë zjarrin Gërdecit nuk gjendet as në dosjen “Rama”, as në këto edicione, nuk dëshiron askush ta mësojë. Ndryshe do të zhvishej aksioizmi mediatik permanent i Edi Ramës. Ky emër sipas skemës duhet të mbetet enigmë ndaj nuk është pjesë e sulmeve mediatike të Ramës. As pjesë e premtimit, se atë do t'ua bëjë me dije shqiptarëve, nëse fiton zgjedhjet.
Çarë fshihet pas këtij revolucioni të vazhdueshëm agresiv tipik shqiptaro-stalinist? Fshihet ajo që ndodhi më 1997, përpjekja për ta ndaluar zhvillimin normal të Shqipërisë. Nëse shkatërrimi i vitit 1997 do të ishte shmangur, vendi do të kishte arritur së paku para tetë vitesh në stadin e sotëm të zhvillimit e integrimit. Ndërsa revolucioni i tashëm permanent i Edi Ramës synon që zhvillimin e tetë viteve ta zgjasë në 16 vite. Sipas kësaj skeme të ndaljes së zhvillimit zgjatet më tej mundësia e mbijetesës së bandave kriminale, të përfitimeve të paligjshme, të trafiqeve të pafund, të korrupsionit galopant dhe përfundimisht të pasurimit të politikanëve të majtë. Qëllimi kryesor i skemës së revolucionit permanent të Ramës mbetet “të fitosh në kohë”. Të fitosh kohën, sipas konceptit të tij, do të thotë të zgjasësh procesin e zhvillimit, transformimit dhe integrimit. Ta zgjasësh këtë proces do të thotë ta ndërpresësh procesin e deritashëm të këtij zhvillimi e transformimi, të rifillosh nga e para, me mendimin revolucionar sipas të cilit, "Historia fillon me mua".
Në Kosovë revolucionarët kanë pasur një parullë të vetën. Ata dikur thoshin: "Nëse pavarësinë na e sjell Rugova, mos ardhtë kurrë!" Në Shqipëri, tash është vënë në veprim parulla e ngjashme revolucionare: "Nëse Shqipëria shkon në Evropë me Sali Berishën, theftë qafën!"