E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe ulet niveli i ndotjes

Grumbullimi i mbeturinave në mënyrë të diferencuar është realizuar mjaft mire prej vitit 2008 në qytetin e Lezhes duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit në qytet. Fillimisht projekti është shtrirë në lagjen “Besëlidhja” me 11 pika grumbullimi të mbetjeve në mënyrë të diferencuar me sistemin “mbitokësor” dhe 3 pika me sistemin “nëntokësor”.

”Duke pasur parasysh impaktin e madh që kanë mbetjet urbane nëpër qytete, sidomos në ato turistike sikurse është Lezha ne morëm iniciativën që të bëjmë mbledhjen e mbeturinave në mënyrë të diferencuar që do të thotë që disa prej mbeturinave të mbledhura në menyrë të diferencuar të përdoren si lëndë të para për industrinë ricikluese” tha kreu i bashkisë Viktor Tushaj.

Sipas kryebashkiakut Tushaj pritet investimi i 40 mijë euro për ngritjen e magazinave për përpunimin e mëtejshëm të mbetjeve, ku synohet që numri i kontenjerëve të reduktohet nga 4 në 2. “Këto pika grumbullimi që sot janë në 4 mund të reduktohen në dy. Kjo edhe në sajë të kërkesës që ka bërë edhe vetë industria ricikluese. Industritë ricikluese thonë se diferencimin e mbetjeve të riciklueshme mundet që ta bëjmë edhe vetë dhe mbetjet organike më vete. Kjo na vë në kushte më komode pasi edhe edukimi I komunitetit qytetar është më i lehtë” tha Tushaj.

Ndërsa 50 mijë euro do të investohen për sensibilizimin e qytetarëve, por edhe shtrirjen e këtij projekti në lagje të tjera të qytetit.

Lindita Kokaj                           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›