E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani B i PS-se: Takime me popullin per "Rilindjen" Rozeta Rapushi

Partia Socialiste mbyll tryezat e diskutimeve per ceshtjet qe shqetesojne vendin, per te nisur komunikimin e drejtperdrejte me shqiptaret ne cdo cep te vendit. Sekretari per Programin ne seline roze, Ilir Beqaj, zbuloi dje planin e opozites per kalimin ne fazen e dyte te "Rilindjes Shqiptare". Sipas Beqaj, pas diskutimeve dhe ngritjes se shqetesimeve ne tryezat e organizuara nga Partia Socialiste, tashme socialistet do te zbresin ne baze per te biseduar me njerezit. "Etapa e re e rruges se programit do te jete komunikimi yne i drejtperdrejte me shqiptaret e shqiptaret, ne cdo qytet e fshat. Prej fillimit te muajit maj, per dy muaj rresht, takimet e diskutimet ne rrugen tone te programit do te zhvendosen ne te gjithe Shqiperine, ne qytete e fshatra. Grupet e punes kane hartuar agjendat e dy muajve te ardhshem", - informoi dje Beqaj. Deri ne daljen ne terren, PS ka programuar te mbylle procesin e tryezave te zhvilluara. Keshtu, Beqaj informoi se tryezen e fundit qe do te zhvilloje selia roze do te jete per median, problemet qe ky sektor ka. "Qellimisht, kemi vendosur qe tryezen e fundit ne salla te mbyllura te diskutojme per median, per hallet e saj, per vizionin tone per mediat, por edhe te diskutojme me perfaqesuesit e medias per kete pjese te rruges sone te programit. Deri tani, komunikimi yne me shqiptaret ka qene me se shumti permes medias. Pjese e tryezave kane qene disa nga ekspertet me te mire te fushave, per te cilat kemi folur", - vijoi ai. Proces ky qe do te zhvillohet ne dy javet ne vijim. Duke bere edhe nje bilanc per tryezat e shumta te zhvilluara nga selia roze ne lidhje me programin per nje "Rilindje Shqiptare", - Beqaj tha se tashme fale tyre shqiptaret jane me te qarte sot per taksen progresive, papunesine e varferine, sherbimin universal shendetesor, barren fiskale te prodhimit bujqesor, shperdorimin e burimeve natyrore etj. "Prej 6 shkurtit kemi organizuar 18 tryeza per ceshtje qe shqetesojne vendin dhe shoqerine tone. Ne keto tryeza kane marre pjese rreth 1500 vete, nderkohe qe kane diskutuar me pergjegjshmeri me shume se 350 vete", - informoi socialisti. Beqaj shtoi se ne keta tre muaj vetem ne grupin e punes se shendetesise jane te aktivizuar deri tani rreth 250 profesioniste te shendetesise. Nderkohe qe theksoi se gjate gjithe tryezave te zhvilluara deri me tani, PS eshte perpjekur maksimalisht te perfaqesojme zerin e shumices se shqiptareve te thjeshte, te cilet, per te, kerkojne ndryshim dhe nuk mund te pranojne me rrenimin e vazhdueshem te vendit. "Nese Sali Berisha mund te ofroje rrenim, alternativa jone eshte 'Rilindja Shqiptare'. Kryefjala e tryezave ka qene punesimi. Perballe rritjes se vazhdueshme te papunesise - ju kujtoj se sot jane plot 1 milion shqiptare te papune - Partia Socialiste ofron mundesi per punesim real", - vijoi Beqaj. Ai akuzoi se qeveria e Saliut ka vendosur prej 5 vjetesh taksen e sheshte, qe ka varferuar shtresen e mesme dhe ka rrenuar shtresen e varfer. Ne jemi angazhuar per te ofruar nje taksim te ndershem, i cili bashke me zhdukjen e korrupsionit, monopoleve dhe referencave do t'i jape frymemarrjen qe i duhet ekonomise, do te ndihmoje shtresen e varfer dhe do te mbroje shtresen e mesme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›