E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani Obama republikanet pengojne iniciativat

President Barack Obama u kërkoi ligjvënësve republikanë të  deklarojnë me saktësi se me cilën pjesë të planit të tij 447 miliardë dollarësh duke deklaruar se ka ardhur koha që tashmë  Kongresi të veprojë.

"Obama i cili përballet me papunësinë e lartë dhe ekonominë e ngadaltë, në përpjekjet e tij për t’u rikandiduar deklaroi se projektligji duhet të financohet kryesisht nga rritja e taksave për korporatat dhe kufizimin e reduktimeve në taksa edhe për të pasurit. Republikanët kundërshtojnë rritjen e taksave për të pasurit por  janë shprehur se ka disa pjesë të planit me të cilat  bien dakort.

"Disa republikanë në Kongres kanë thënë se bien dakord me disa pjesë të këtij projekt-ligj. Nëse është kështu, është koha për të më tregoni se propozimet konkrete," deklaroi Obama në fjalimin e tij të përjavshëm në radio. "Dhe nëse ata janë në kundërshtim me këtë ligj, unë do të doja të di saktësisht cfarë kundërshtojnë".

Deklaroi presidenti që në më tepër se një rast ka akuzuar republikanët për  pengesë të iniciativave historike. Republikanët nga ana tjetër hedhin poshtë deklaratat se shpenzimet e Obamës kanë kontribuar në politika rregullatore rimëkëmbjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›