E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i Japonise fiton Casy Stoner

Casey Stoner nuk gabon në kualifikueset e Cmimit të Madh të Japonisë, duke sigluar kështu 10 pole position në 15. Australiani është autori i xhiros më të shpejtë në Motegi, duke kronometruar kohën 1:45.267, duke lënë pas krahëve Lorenzon me Yamaha, me vetëm 0.256 sekonda. 

Provë force e Hondas në cirkuitin e shtëpisë, ndërsa për Stoner ky është një rekord. 284 pikë për pilotin e Hondas, kur kanë mbetur edhe 4 gara deri në mbylljen e Botërorit të Moto GP. Ndjek australianin Lorenzo dhe Yamaha në kuotën e 240 pikëve. Spanjolli nuk dëshiron të dorëzohet pa provuar me të gjitha mënyrat tja vështirësojë titullin, që në fakt duket i pashmangshëm, Stoner. Mbyll vijën e parë të startit Andrea Dovizioso. Italiani i Hondas, pasohet nga Pedrosa po me Honda, ndërsa për Valentino Rossin vetëm një vend i 7 aspak ekzaltues. Italiani i Ducatit nuk po ambjentohet dot me motorin dhe nuk është në gjendje të garojë kundër të parëve, që janë larg dhe këtë sezon ishin ta pakapshëm.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›