Plani, gjysma e të burgosurve të Guantanoms lirohen së shpejti
Më shumë se gjysma e 211 të burgosurve që mbahen ende në qelitë e burgut famëkeq të Guantanamos, do të lirohen së shpejti. Kjo, falë planit të parashikuar të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirimin e tyre, publikuar që me ardhjen në pushtet të presidentit të ri të vendit, Barack Obama. Lajmi është bërë publik nga ministri i Mbrojtjes, Robert Gates para Senatit në Uashington, ndërsa ai nuk sqaroi nëse të burgosurit do të kthehen në vendet e tyre dhe nëse pas lirimit të tyre i pret ndonjë proces gjyqësor, sikundër nuk bëri të ditur as planin kohor për lirimin e tyre. Ndërkaq, Gates theksoi edhe një herë se presidenti Barack Obama do t'i mbajë premtimet e veta për të mbyllur Guantanamon sa më parë. Kur ai mori postin e tij si president, në këtë kamp ndodheshin 242 të burgosur, ndërsa disa prej tyre janë liruar dhe janë kthyer në vendlindjet e tyre, ndërsa të tjerët në vende të treta. Gjithashtu nga ana tjetër, bëhet me dije se rreth 40 deri 60 të burgosur do të dalin para gjykatave ku duhet të përgjigjen ndaj akuzave për terrorizëm. Sekretari amerikan i Mrojtjes Robert Gejts tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të transferojnë në vendet tjera 116 të burgosur që mbahen në burgun e Guantanamos në Kubë. Në Guantanamo aktualisht ndodhen 211 të burgosur, ndërsa në kohën kur Obama u betua si president i SHBA-së, ishin 242.