Greqia, redukton shpenzimet në fushën e mbrojtjes
Greqia do të reduktojë shpenzimet në fushën e mbrojtjes, në zbatim të masave për pakësimin e defiçitit buxhetor. Ministri i Financave e deklaroi këtë, pas vendimit lidhur me mbajtjen nën mbikqyrje të ekonomisë greke, për herë të dytë në 5 vitet e fundit. Ky vendim u konfirmua në Bruksel, në të njëjtën kohë që zyrtarë të lartë europianë i cilësuan "të ekzagjeruar skenarët mbi falimentimin ekonomik të Greqisë". Athina zyrtare mori frymë e lehtësuar pas mirëkuptimit që treguan ministrat e Financave të BE-së, ndaj përpjekjeve të autoriteteve për reduktimin e defiçitit buxhetor.