E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i Al Kaedës në Nju Jork



Sipas “Uashington Post”, ky ka qenë kërcënimi më i madh për Shtetet e Bashkuara që pas 11 shtatorit. Dy lider të Al Kaedës kishin projektuar një sulm në metropolitanën e Nju Jorkut, sipas detajeve të dhëna vetëm dje nga federalët amerikanë. Plani është ndaluar nga antiterrorizmi amerikan pak përpara se të vihej në punë. Zarein Ahmedzay, një taksist në Nju Jork Siti, është deklaruar fajtor përpara një gjykate në Bruklin, duke pranuar se kishte organizuar një komplot kamikaz në Manhatan në shtator, gjatë muajit të Ramazanit. Bashkë me të ishte edhe Najibullah Zazi, një shofer mini-anijesh shatëll në aeroportin e Nju Jorkut. Ahmedzay, 24 vjeç, tha se ai, Zazi dhe një person i tretë kishin takuar dy lider të Al Kaedës në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit në gusht 2008 dhe kishin marrë urdhër për sulmet. Sipas federalëve, dy liderët e Al Kaedës ishin Saleh al-Somali, përgjegjësi i operacioneve ndërkombëtare, dhe Rashid Rauf, drejtues logjistik i organizatës. Të dy kanë mbetur të vrarë gjatë predhave të SHBA-së në zonën e rebelëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›