E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i PS per paralizimin e KQZ. Anetaret e opozites bojkot gjithe mbledhjeve

/ /

Opozita po ve ne zbatim nje strategji te qarte per te ulur qeverine dhe Kryeministrin te pranoje kushtet e saj. Nese per demonstratat eshte deklaruar dhe vete kryetari socialist Edi Rama qe ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare per menyren se si do te veprohet me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve cdo gje eshte lene ne heshtje dhe pa asnje koment. Dje tre anetaret e propozuar nga opozita ne KQZ nenkryetarja Deshira Subashi dhe dy anetaret Artan Laze dhe Pandeli Varfi bojkotuan mbledhjen e KQZ-se per here te dyte radhazi dhe pse ne dy mbledhjet e meparshme ata vetem sa kane deklaruar qendrimin e tyre dhe jane larguar nga mbledhja.

Ky qendrim i tyre i cili pritet te jete i njejte edhe gjate mbledhjes se sotme do te coje sipas Kodit Zgjedhor ne zevendesimin e tyre nga Parlamenti. Bazuar ne nenin 18 te kodit zgjedhor anetarit te KQZ-se mund ti nderpritet mandati dhe te kerkohet zevendesimi i tij. Ne nenin 18 te Kodit Zgjedhor ne piken 1 te tij thuhet se Mandati i anetarit dhe kryetarit te KQZ-se perfundon perpara afatit kur e mungon pa shkaqe te arsyeshme ne dy mbledhje radhazi te KQZ-se ose ne periudhe zgjedhore per me shume se 5 dite. Pas plotesimit te ketij kushti qe percaktohet ne Kodin Zgjedhor kryetarit te KQZ-se nuk i mbetet gje tjeter vetem ti drejtohet Kuvendit per te kerkuar zevendesimin e tyre. Nga ana e tij Kuvendi do ti kerkoje partive opozitare te cojne kandidaturat e reja nderkohe qe PS eshte ne marredhenie te kushtezuar me parlamentin dhe qeverine deri ne plotesimin e kushteve te hetimit te zgjedhjeve dhe zgjedhjeve te parakohshme. Ky sipas strategjise se PS-se pritet te jete momenti ku maxhoranca do te ulet dhe do te pranoje kushtet e opozites pasi para zgjidhjeve per pushtetin vendor KQZ nuk mund te realizoje vendimmarrje te cilesuar ku kerkohen dhe anetaret e opozites.

Te pyetur rreth shkakut qe i detyron anetaret e propozuar nga opozita te mos marrin pjese ne mbledhjet e KQZ-se ata shprehen se po shperfillen nga kryetrari i saj ne cdo vendimmarrje. Nuk mund te marrim pjese ne mbledhje vetem per te bere kuorumin e saj dhe te trajtohemi si garniture e maxhorances per te krijuar idene se institucioni funksionon dhe me pjesemarrjen e anetareve te opozites. Propozimet tona nuk merren parasysh udhezimet dhe urdhrat e KQZ as nuk konsultohen dhe as nuk firmosen nga nenkryetari sipas ligjit ne nje kohe qe ky institucion duhet te funksionoje mbi bazen e konsensusit u shpreh per Panorama nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi. Nga ana tjeter skenari i PS-se per KQZ-ne do te shoqerohet paralelisht me vazhdimin e demonstratave masive ne Tirane ne forma te ndryshme me anen e te cilave do te synohet rritja e presionit nga faktori nderkombetar per gjetjen e zgjidhjes e cila ne variantin me te mire per opoziten do te ishin zgjedhjet e parakohshme.

Tahiri Demonstrata popullore jo e PS

Partia Socialiste perseriti akuzat se Berisha ka futur vendin ne qorrsokak dhe i ben apel qytetareve ti bashkohen demonstrates se 21 janarit. Deputeti Sajmir Tahiri tha nga selia roze se PS eshte e shqetesuar per provokimin e perditshem qe po ben ky Kryeminister i zene peng nga korrupsioni dhe paaftesia ndersa nuk thote asnje fjale per zgjidhjen e krizes. Pas lajthitjes se Saliut qe te gjithe pame e degjuam diten e hene ne parlament sot ky njeri foli perseri per lajthi e per kumbulla per zana neper male te mbuluara me debore por perseri nuk tha asnje fjale per zgjidhjen e krizes te cilen shqiptaret e presin me padurim nenvizoi Tahiri. Ai beri apel per te marre pjese ne demonstraten e se premtes e cila sipas Tahirit nuk eshte nje demonstrate per pushtetin e socialisteve por nje proteste kunder provokimeve te perditshme qe po u ben Kryeministri i cili me lajthitjen e tij po e fut vendin ne nje qorrsokak.

Akuzat e PS ndaj qeverise

5 miliarde euro nga perqindjet favoret dhe rryshfetet

Iliri ryshfetet e ministrive

Majlinda Sacra Corona Unita

Plehrat import 5 milione USD per ton

Genci-minierat HEC-et dhe Ekspozita

Luli ryshfetet e posteve pergjimet
Orikumi Dukati Karaburuni

Tartari Zeni Vokshi nafta nentoke
Virgina Lajthiza

Kasat pullat fiskale hipotekat

Koli rruget Porti i Durresit

Gita Damiri

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›