E Diel, 1 Nëntor 2026

Rooney: Kjo pikë mund të na bëjë ta fitojmë titullin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka lavdëruar rikthimin spektakolar të skuadrës së tij në derbin ndaj Chelseat.

Djajtë e Kuq u gjetën në disavantazh prej tre golash në Stamford Bridge, ndërsa arritën që nga minuta e 58-të të riktheheshin dhe të rrëmbenin një pikë.

“Mendoj se nga fillimi e kontrolluam ndeshjen dhe mendova se ishim pafat kur morëm një gol”.

“Në gjysmën e dytë, ata na goditën në pesë minutat e para me dy gola dhe ne e dinim se duhej të gërmonim dhe nëse shënonim një gol, atëherë do të kishte kohë që të nxjerrim diçka nga kjo ndeshje”.

“Luftuam mirë, luftuam shumë, dhe kurrë s`i dihet, kjo pikë mund të na bëjë që ta fitojmë titullin”, ka thënë sulmuesi anglez për Sky Sports.

Manchester Unitedi aktualisht pozicionohet në vend të dytë në tabelë me dy pikë më pak se rivali, Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›