E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani për “eliminimin” e Ramës, zbardhen përgjimet e SHISH-it

TIRANE- Zbardhen përgjimet e Shërbimit Informativ Shtetëror, që sinjalizonin se një grup personash po përgatitej për të eliminuar fizikisht kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Plani ishte thurur nga dy kushërinjtë Luan e Fatos Rami, ish-efektivi i ministrisë së Mbrojtjes, Afrim Kica dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar. Ata kërkonin dëmshpërblim nga kryesocialisti Rama, për një makinë që ishte dëmtuar gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit, ku gjetën vdekjen katër persona.

Në përgjimet që ngritën në këmbë gjithë Policinë e Shtetit dhe kreun e socialistëve e vendosën në mesin e një shpure me truproja, tre matjanët e konsideronin Edi Ramën, si një “kamikaz” dhe “hasëm të fortë”.

Përgjimet shohin dritën e botimit për herë të parë, sot në "Gazeta Shqiptare" në kohën kur tre të dyshuarit për përgatitjen e planit për eliminimin fizik të Ramës, janë të lirë me vendim gjykate, për shkak se “përgjimt e SHISH-it nuk konsiderohen si provë”.

Asnjëri prej të dyshuarve, nuk pranoi akuzën, madje Luan Rami i konsideroi si shpifje.
(Dialogjet e tre të akuzuarve mund t'i lexoni sot në "Gazeta Shqiptare")
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›