E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani për te ardhmen e Libisë

Një fakt i tille është publikuar nga një pjesëtar i Këshillit, i cili ka sqaruar se është përgatitur një plan te posaçëm masash për 20 muajt e ardhshëm dhe se hapi i pare do te jete zgjedhja e asamblesë nga populli, qe do te merret me kushtetutën dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale. Ne anën tjetër, udhëheqësit e përkohshëm te Libisë kane siguruar se do te ndërtojnë një shoqëri plot me tolerance dhe ne respekt te shtetit ligjor. Duke folur nga Parisi ne mbyllje te konferencës për Libinë, lideri i NTC-se, Mustafa Abdel Xhalil, premtoi një kushtetute te re dhe mbajtjen e zgjedhjeve për 1 vit e gjysme kohe. Pas mbylljes se konferencës, këtë te premte kane vijuar takimet me dyer te mbyllura mes përfaqësuesve te rreth 60 shteteve pjesëmarrjes dhe drejtuesve te përkohshëm te Libisë për te përcaktuar shpenzimin e rreth 15 miliardë dollarë, fonde te zhbllokuara nga bankat ndërkombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›