Turqia largon ambasadorin izraelit
Zyrtaret ne Ankara deklaruan gjithashtu se kishin pezulluar gjithë marrëveshjet ushtarake me Izraelin. Ministri i jashtëm Ahmet Davutoglu deklaroi se disa nga publikimet e raportit, te bëra nga gazeta “Nju Jork Times”, ishin te papranueshme. Turqia ka kërkuar vazhdimisht qe Izraeli te kërkojë falje për operacionin, por një qe e tille nuk ka ndodhur. Korrespodentët thonë se marrëdhëniet mes dy vendeve kane qene te ngrira qe prej incidentit te ndodhur ne maj te vitit 2010, por tani ato kane zbritur ne piken me te ulet te mundshme. Sipas raportit te OKB-se, theksohet se forcat izraelite përdoren force te tepruar gjate operacionit për te ndaluar flotën me anije turke për te mbërritur ne brigjet e Gazës.