E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani rregullues, Rama vijon degjesen publike

Kryetari i bashkise Edi Rama ka vijuar degjesen publike me banoret e njesive bashkiake 1, 2 dhe 3,  ku kane diskutuar  mbi  planin e ri rregulles.

Rama eshte perqendruar me detaje ne projektin e madh qe do te  nise te zbatohet ne parkun e liqenit.

“Se shpejti do te nisim me nderhyrjet e para ne parkun e Liqenit, i cili jo vetem do te pastrohet nga disa ndertime te paligjshme por do te rikualifikohet duke mos lejuar me asnje lloj ndertimi.

Ne fazen e dyte do te nderhyjme me nje projekt te madh te ristemit te pasqyres dhe me plazhin urban qe do te jete aty ku sot eshte diga”, u shpreh Rama.

Ne territorin e minibashkive 1, 2 dhe 3 do te krijohen 7 subqendra te rendesishme. Pas konsultimeve me banoret e ketyre minibashkive  kryetari i bashkise dhe stafi i tij do te nisin bashkebisedimet me grupet e interesit. Por per qytetaret eshte vene ne dispozicion adresa e e-mailit tiranaplan@tirana.gov.al ku do te priten te gjitha verejtjet dhe sugjerimet e tyre  lidhur me planin e ri rregullues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›